Krenar Alimehmeti, administratori i ri i Tiranës

20/03/2013 14:20

Krenar Alimehmeti është vetëprezantuar sot si administrator i ri i Tiranës pa ndihmën e asnjë drejtuesi më të lartë apo pa ndihmën e presidentit, njëkohësisht kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Që nga kjo mënyrë prezantimi kuptohet serioziteti që kanë këta drejtues për të shpëtuar Tiranën nga kjo situatë e vështirë financiare dhe sportive. Edhe në këtë prezantim ish-kapiteni Alimehmeti nuk kishte asgjë të re për të thënë apo plan.

Në letrën e përgatitur, ai tregoi se do të punohet, do të hartohen plane, do të përpiqen të grumbullohen fonde e gjëra të tilla që ngjajnë me të njëjtën letër apo premtime që kanë pasur edhe drejtues të tjerë, ndërkohë që dështimet e Tiranës po vijnë të njëpasnjëshme në çdo këndvështrim, duke i hapur rrugën një pikiate që me siguri do vazhdojë deri për zgjedhje, pasi prioritet i drejtuesve të bashkisë që komandojnë ato të klubit është politika dhe vetëm në fund sporti, duke thelluar situatën 4 mujore pa paga, atë të moralit të ulët tek lojtarët dhe duke rënduar akoma më shumë situatën me tifozët e pakët që e kanë mbështetur deri më sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA