Karim Benzema dhe Ryan Giggs janë bërë protagonistë të faqeve të para të gazetave në vendet e tyre, duke refuzuar që të këndonin himnin kombetar ne te shkuaren.
I pari, me origjinë algjeriane, nuk e këndon asnjëherë himnin francez, por justifikohet duke thënë se nuk ka kënduar asnjëherë në jetën e tij. Ndërsa i dyti, uellsian, bojkotoi himnin britanik gjatë Lojrave Olimpike të 2012-s.
Megjithatë, studimi i realizuar nga “Wall Street Journal” është i pari që analizon patriotizmin e përfaqësueseve, duke analizuar mënyrën se si futbollistët kënduan melodinë e himnit në Euro 2012.
Italia, Greqia, Anglia dhe Polonia, një vend organizator, ishin të vetmet kombëtare që në të gjitha ndeshjet që zhvilluan, të gjithë futbollistët kënduan himnin.
Nga ana tjetër, Gjermania dhe Rusia, renditen në vendin e fundit të kësaj liste.
Analiza u bë duke vlerësuar se sa prej futbollistëve këndonin himnin përpara secilës ndeshje të zhvilluar nga kombëtaret e tyre në Euro 2012 dhe përfundimet ishin këto:
Renditja
1. Itali 100% (e futbollistëve kënduan himnin kombëtar)
1. Angli 100%
1. Greqi 100%
1. Poloni 100%
5. Danimarkë 90,9%
6. Çekia 90,0%
7. Portugali 86,4%
7. Kroaci 86,4%
9. Francë 77,3%
9. Suedi 77,3%
11. Holandë 72,7%
11. Irlandë 72,7%
11. Ukrainë 72,7%
15. Gjermani 68,2%
16. Rusi 63,6%
Top Channel