" /> ">
Papa Françesku u betua përpara Zotit, në një ceremoni solemne në Vatikan, përpara qindra mijëra të pranishmeve dhe 150 liderave të shteteve, të cileve u drejtoi një lutje për “dhembshuri, dashuri dhe mbrojtje të njerëzve në nevoje”.
Në fjalën e tij te meshës që përuroi fillimin e papatit të Françeskut, duke iu referuar shenjtorit nga i cili mori emrin, Papa tha: “Roli i Françeskut si mbrojtës i krishtërimit nuk kufizohej vetëm me njeriun. Mbrojtja i referohet të gjithë krijesave të Zotit, bukurive që ai ka krijuar, mbrojtja do të thotë të respektosh jetën dhe mjedisin në të cilin jetojmë”.
“Do të thotë të mbrosh njerëzit, të tregosh dashuri dhe dhembshuri për çdo njeri, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe ata në nevojë, që shpesh herë lihen në harresë ose janë të fundit për të cilin mendojmë”, vazhdoi Papa në fjalën e tij.
“I bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë ne dore përgjegjësi ekonomike, politike dhe sociale, që të shndërrohen në mbrojtës të asaj që Krijuesi na ka dhënë. Të mbrosh punën e Krijuesit do të thotë të mbrosh çdo grua apo burrë, të trajtosh këdo me dhembëshuri e dashuri, është të hapësh një horizont shprese. Le t’i hapim zemrën mirësisë, dashurisë dhe dhembshurise për çdo qënie njerëzore”.
I pari Pape i zgjedhur nga nje vend i Amerikes se Jugut, Françesku pershendeti me pare, gjate se martes, qindra mijera te pranishmit entuziaste, ne rrugen e pershkruar me nje makine te hapur nga sheshi i Shen Pjetrit, ne baziliken e famshme ku nisi ceremonia.
Ne betimin perpara Zotit, Shenjterise se tij iu dorezua edhe unaza e famshme e Papes, por qe kete here nuk do te jete e arte siç eshte zakoni, por argjend i lyer ne ar, me kerkese te vete Françeskut.
Nje jezuit, Papa ka nisur drejtimin e tij me thjeshtesi, duke refuzuar shume prej lukseve te kishes, midis te cilave edhe kryqin e arte, te zevendesuar prej tij me nje kryq te thjeshte te hekurt.
Sipas autoteteve italiane, numri i të pranishmëve në Vatikan mund t’i ketë kaluar një milionë persona, diçka që nuk ndodhte që prej ceremonisë përcjellëse për Papa Gjon Palin e Dytë (Karol Vojtila).
Shumë lidera shtetesh dhe personalitete ishin të pranishëm në ceremoninë zyrtare, midis të cilëve, ne emer te Shqiperise, kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Pritja për Françeskun ishte e madhe, edhe pse ai kërkoi që ceremonia të zhvillohej në mënyrë sa më modeste.
Papa i parë argjentinas kërkoi që ata që planifikonin të vizitonin Vatikanin për meshën e tij përuruese, të dhuronin më mirë shpenzimet e udhëtimit për njerëzit në nevojë.
Françesku, ish-kardinali Jorge Bergoglio, u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë një javë më parë, nga konklava e mbledhur pas dorëheqjes së Benediktit XVI.
85-vjeçari ishte i pari Papë që dorëzoi detyrën e tij në më shumë se 600 vjet. Ai citoi problemet shëndetësore për këtë zgjedhje.
Ceremonia e inaugurimit të Papës
Ceremonia e fillimit të Papatit është një prej riteve më sugjestive.
Gjatë kësaj ceremonie, që fillon pasi Papa bën një shëtitje në shesh, mes besimtarëve, për t’i përshëndetur ata nga afër, atij i dorëzohet unaza, e ashtuquajtura ‘unaza e peshkatarit’ dhe bëhet e njohur stema e tij.
Sipas traditës, unaza e peshkatarit, e cila përdoret edhe si vulë nga Shënjtëria e tij, është prej ari dhe kur një Papë vdes, ose jep dorëheqjen si në rastin e fundit të Benediktit të 16-të, unaza thyhet.
Françesku ka bërë një zgjedhje të papritur. Pas kryqit prej hekuri që mban në qafë, Ati i Shenjtë ka bërë të ditur se në dorën e majtë do të mbajë një unazë jo prej ari, por prej argjendi të larë me ar, dhe në të do të jetë gdhendur Shën Pjetri me çelësat.
Është vepër e një skulptori të njohur, Enrico Manfrini, i cili ka vdekur në vitin 2004, por që e kishte lënë këtë model unaze pranë mjeshtrit për celebrimet liturgjike të Vatikanit.
Për sa i përket stemës, Papa Bergoglio ka vendosur të mbajë atë që kishte, kur ishte kryeipeshkv. Në të lexohet “Miserando atque eligendo”, që në shqip do të thotë “E pa me mëshirë dhe e zgjodhi”, frazë e marrë nga ungjilli i Mateos, kur flet për takimin e Jezu Krishtit me Mateon.
Si unaza, ashtu edhe stema do t’i dorëzohen Papës nga kardinali Angelo Sodano, në pjesën e parë të ceremonisë, që do të zhvillohet përpara meshës. Përpara se të linte misionin e tij, Benedikti i 16-të ka ndryshuar pak këtë rit.
Më parë dorëzimi i unazës dhe i simbolit bënin pjesë në të njëjtën meshë, ndërsa tani dy ceremonitë janë të ndara.
Top Channel