SHBA, shpërthim në depon e armëve, 7 viktima

19/03/2013 16:20

Shtatë persona kanë vdekur në një shpërthim të verifikuar në një depo armësh ushtarake në shtetin e Nevadës, në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes së hënës dhe së martës, me orën lokale, gjatë një stërvitjeje të marinsave në Hawthorne Army Depot.

Të paktën tetë persona të tjerë janë dërguar në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, kurse të tjerët në gjendje të qëndrueshme.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por CNN citon një oficer të lartë amerikan që thotë se një raketë 60 milimetërshe ka shpërthyer.

Të gjithë pacientët janë nën moshën 30-vjeçare dhe vuajnë nga trauma depërtuese, fraktura dhe dëmtime të brendshme trupore, ka deklaruar një zëdhënëse e spitalit.

Ndërsa komandanti i marinës, gjeneral-major Raymond Fox, në një komunikatë për shtyp është shprehur: “Ne lutemi për marinsat e përfshirë në këtë incident tragjik dhe u bëjmë ngushëllimet tona familjeve të tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA