”Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit dhe në interesat e tyre të përbashkëta”.
Kjo deklaratë u bë nga Presidenti i ri i Kinës, Xi Jinping, në takimin e parë të lartë me një përfaqësues të Uashingtonit zyrtar.
Deklarata e Jinping u bë gjatë takimit me Jack Lew, Sekretari amerikan i Thesarit (ekuivalenti i Ministrit të Financave në Shqipëri).
”Të dy shtetet tona duhet të konsiderojnë marrëdhënien e tyre nga një perspektivë strategjike afatgjatë”, tha Jinping. “Në marrëdhënien kino-amerikane ka shumë interesa të përbashkëta ku duhet të përqendrohemi, pavarësisht disa mospërputhjeve të pashmangshme”.
Nga ana e tij, Lew kërkoi që qeveritë e të dy vendeve të bashkëpunojnë për të reduktuar pengesat doganore dhe rritur investimet e ndërsjellta.
”Dy ekonomitë më të mëdha të planetit kanë përgjegjësinë që të nxisin një rritje të fortë dhe të qëndrueshme jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të gjithë planetin”, vlerësoi nga ana e tij Sekretari amerikan i Thesarit.
Top Channel