Miqësorja aspak miqësore me Brazilin dhe ndeshja kualifikuese me Maltën janë dy ndeshjet e ardhshme në “menunë” e kombëtares italiane.
Në një konferencë për shtyp, trajneri Prandelli foli jo vetëm për rëndësinë e këtyre dy sfidave, por edhe për shumë çështje të tjera të aktualitetit të futbollit italian, nga pocionet në kampionat, e deri tek emrat konkretë të futbollistëve, si ai i Tottit, të cilit i hapi derën e rikthimit në kombëtare.
Balotelli-El Sharaaëy – “Balotelli është duke shfrytëzuar më së miri mundësinë që iu ofrua. Kishte nevojë që të luante dhe po stërvitet më mirë edhe për pozicionin në të cilin luan në kombëtare. Është shumë i motivuar dhe kjo është e rëndësishme. Me El Sharaaëyn shoh një përputhje shumë të mirë, pasi plotësojnë njëri-tjetrin”.
Dominimi Juventus-Milan – Me tetë juventinë dhe pesë milanistë në kombëtare, a dominohet përfaqësuesja nga blloqe të ndryshme? “Duke pasur pak kohë në dispozicion, mund të jetë një avantazh, por grumbullimet diktohen vetëm nga meritat personale. Nuk shoh të tjerë më të mirë në qarkullim se ata që kam grumbulluar këto”, u përgjigj Prandelli.
Titulli – “E njoh shpirtin juventin dhe ata do të luftojnë deri në fund. Me avantazhin e jashtëzakonshëm që kanë në renditje, duhet të fitojnë kampionatin pa problem”.
Totti – “Totti? Problemi nuk është e tanishmja, por projekti që kemi deri në Botëror. Megjithatë, nëse do të jetë në këtë formë fizike dhe mendore një muaj përpara nisjes në Brazil, do të jem i detyruar që ta marr në konsideratë, ashtu siç u mor parasysh Di Natale në Europian. Cassano? Vlen e njëjta konsideratë, ndaj Tottenhamit ishte i shkëlqyer”.
Top Channel