Lochte, medalje e artë edhe si “play-boy”

19/03/2013 13:35

Fituesi i dy medaljeve të arta në Londër 2012, notari amerikan Ryan Lochte, meriton medalje e artë edhe në pishinat e zakonshme për vëmendjen që është në gjendje të tërheqë.

I pranishëm në një pishinë të tillë, Ryan pati një ditë të vështirë, i rrethuar nga fanset e tij femra, të cilat në kuptimin e plotë të fjalës, e vendosën përfund.

Megjithatë, me një durim që i shkon për shtat një notari olimpik, Lochte tregoi shumë vullnet në përballimin e fluksit të femrave, duke pozuar i gëzuar për secilën prej tyre apo duke mos kursyet puthjet për tifozet më të dhëna.

I njohur për famën e tij si një “play-boy”, Lochte është shndërruar në idhulli e ri të notit amerikan, pas deklarimit të tërheqjes nga Micheal Phelps, që mbylli karrierën me rekordin e 18 medaljeve të arta në tre Lojra të ndryshme Olimpike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA