Video/ “Tërmet” 7 ballësh në ‘Camp Nou’, Barcelona turpëron Newcastle dhe avancon drejt çerekfinales
Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar për ‘The Sun’ se veterani David Beckham luan në fushë sikur të jetë 25 vjeç.
“Kur luan mesfushor duhet energji e madhe dhe Beckham luan 90 minuta duke vrapuar dhe duke u përplasur me kundërshtarët. Duket sikur është 25 vjeç. Për të mos folur pastaj për pasimet milimetrike që jep”, theksoi sulmuesi suedez për shokun e tij të skuadrës që ka mbushur 38 vjeç.
“Mendoj se ata që thonin se Beckham i kishte kaluar vitet më të mira të karrierës së tij, tani e kanë mbyllur gojën”, shtoi ish-lojtari i Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan.
Ibrahimovic theksoi gjithashtu se mesfushori anglez do të jetë shumë i rëndësishëm për Paris Saint Germain në Ligën e Kampioneve, ku skuadra franceze do të përballet në çerekfinale me Barcelonën: “Ka shumë eksperiencë në ndeshjet e mëdha europiane.”
Top Channel