Lewis Hamilton e cilësoi garën e Malajzisë, që do të zhvillohet këtë fundjavë, si një “sfidë të vështirë për shkak të vapës dhe lagështisë”.
“Sepangu është një cirkuit fantastik dhe më ka mbetur merak që nuk kam fituar kurrë këtë garë. Gjithashtu është një garë e vështirë nga temperaturat e larta dhe lagështia. Shpresoj të kemi një fundjavë sa më të mirë”, deklaroi piloti britanik i Mercedes GP, i cili përfundoi garën e parë të Australisë në vendin e pestë.
Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, mendon se lagështia e madhe mund të jetë një avantazh për skuderinë gjermane.
“Do të jetë një test i mirë për të parë se si sillet makina në temperatura të larta. Shpesh në garën e Malajzisë nisin shira të rrëmbyeshëm dhe kemi parë në testimet e dimrit se në shi Mercedesi është i shpejtë”, theksoi Rosberg.
Gara e Malajzisë, e dyta sezonale, do të zhvillohet ditën e dielë në orën 09:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel, së bashku me provat zyrtare që do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00.
Top Channel