Jenson Button është shumë i pakënaqur nga McLaren-i, por ka besim se moti i paqëndrueshëm në Sepang të Malajzisë mund t’i japë atij një shans për fitore.
“Australia ishte një fundjavë shumë e vështirë për ne. Ishte e qartë se nuk ishim aty ku donim. Kemi shumë punë për të bërë, por e dimë që do të arrijmë aty ku duhet shumë shpejt”, theksoi piloti britanik.
Button e ka të qartë se nuk do të ketë përmirësime të mëdha në makinë për garën e ardhshme të Malajzisë, por shpreson që moti shumë i ndryshueshëm në Sepang ta kthejë garën në një llotari në mënyrë që të ketë mundësi për një rezultat të mirë.
“Mua më pëlqen të pilotoj në kushte të ndryshme atmosferike brenda një gare dhe kam arritur shpesh rezultate të mira. Të shohim se çfarë do të ndodhë në Malajzi”, theksoi Button.
Gara e Malajzisë, e dyta sezonale, do të zhvillohet ditën e dielë në orën 09:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel, së bashku me provat zyrtare që do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00.
Top Channel