Blix: Lufta në Irak, gabim i tmerrshëm

19/03/2013 00:00

Dhjetë vjet më parë, me 19 Mars të 2003 nisi lufta në Irak. Në një
intervistë për CNN, Hans Blix, kreu i Komisionit të OKB-se per
Monitorimin, Verifikimin dhe Inspektimet të armëve e cilesoi këtë luftë
“një gabim të tmerrshëm dhe shkelje të Kartës së OKB-së”. 

Ai i kthehet arsyeve, qe cuan në këtë përballje, e cila vinte pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001.

 “Lufta kishte si qëllim të eleminonte armët e shkatërrimit në masë, por ato nuk ekzistonin. Lufta kishte si qëllim të eleminonte Al Kaedën në Irak, por grupi terrorist nuk ekzistonte në këtë vend deri pas pushtimit. Lufta që pati qëllim ta bënte Irakun model demokracie, të mbështetur në ligj, zëvëndësoi tiraninë me anarkinë dhe bënë që Amerika të shkelte ligjet e luftës. Lufta kishte si qëllim ta transformonte Irakun në një bazë ushtarake-mike për trupat amerikanë, të gatshëm për të vepruar – në rast nevoje kundër Iranit- por në të kundërt, i dha Iranit një aleat të ri në Bagdad”, tha Blix.

Hans Blixs flet për përballjen me autoritetet amerikane për argumentin e armeve te shkaterrimit ne mase, hartimin e raportit dhe përplasjen me ish-sekretarin Amerikan te Mbrojtjes, Donald Ramsfeld. Ky i fundit i ishte kunderpergjigjur: “Mungesa e faktit nuk është fakti i mungesës”.

“Qeverite amerikane dhe britanike ndermoren nje lufte për të cilën deklaruan se ishin 100 % të bindur- thote diplomati 84 vjecar suedez-  por qe kishin 0 % njohuri se ku ndodheshin këto arme. Për me teper- tha Blixs-  u nxor nje mesim se duhet t’i kushtojme vemendje raportimeve shumemilione dollareshe ne terren. Ne 2003- nenvizoi Blixs- aleanca nuk e beri kete. Për fat, mjaft shetet degjuan dhe Keshilli i Sigurimit nuk i dha driten-jeshile nje lufte qe u justifikua me fakte false. Blixs raportoi se disa zyra te misionit qe ai drejtonte ne Nju Jork ishin pergjuar. “Nese kjo ka ndodhur- tha ai- me vjen keq qe nuk i vune veshin fjaleve te mia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA