Gara e parë e sezonit në Formulën 1 solli shumë surpriza, midis të cilave rendimenti i shkëlqyer i Lotusit të Raikkonen, forma e mirë që më fillim, pavarësisht rezultateteve jo shpresëdhënëse në provat e lira të Ferrarit, problemet e Red Bullit me gomat dhe paraqitja tepër e dobët e McLarenit.
Megjithatë, për kampionin e botës në fuqi, gara e parë e sezonit nuk është në gjendje që të tregojë shumë dhe se konfirmimet e vërteta do të nxirren në garën e dytë.
“Ajo që pamë në Australi ishte vetëm kontakti i parë i sezonit, por jemi ende shumë larg të njohurit se cili është ekipi më i fortë. Malajzia, një pistë tërësisht e ndryshme, do të jetë tjetër gjë, do të jetë e ndryshme”, komentoi Vettel.
“Për momentin, gjithçka duket se varet nga mënyra e administrimit të gomave. Melburni nuk shpreh tendencën për garat e ardhshme dhe as kampionatin, ndërsa konfirmimet e vërteta do të vijnë në Sepang”.
Top Channel