Sipas një raporti monitorimi të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kontaktet e tatimorëve me biznesin kanë ardhur në zbritje, që nga viti 2010.
Kjo shpreh faktin se një prej qëllimeve të shërbimeve elektronike është ulja e korrupsionit, nëpërmjet uljes së kontakteve të zyrtarëve të tatimeve me biznesin.
Afro 36 për qind e bizneseve deklarojnë se takohen një herë në muaj me zyrtarët tatimorë. Rreth 50 për qind thonë se takohen më rrallë se një herë në muaj dhe 10 për qind deklarojnë se takohen me tatimorë një herë në javë, ndërsa 2 për qind disa herë në javë.
Takimet kryhen kryesisht prej Drejtorive të Verifikimit në Terren, në bazë të një plani paraprak, i cili firmoset më parë nga drejtori. Kontrollet bëhen sipas një grafiku, por mund të vihen në lëvizje edhe nga ankesat.
Top Channel