Vasilika s’e kishte menduar kurre se nje dite do te jetonte ne azil. Solli ne jete 4 femije, 2 djem dhe 2 vajza, mjaftueshem per te menduar se do te pleqeronte me njerin prej tyre.
“Një ditë, thashë do të vijë në azil dhe më ndihmoftë Zoti për këtë zgjedhje. Bëra lutje të vija këtu, edhe pse jam me diabet e në këtë gjendje më duhet infermierja mbrapa”, tregoi Vasilika.
Sikurse Vasilika, ashtu edhe Halili 75 vjeç jeton ne azilin e te moshuarve ne Tirane prej 2 vjetesh. Ai ka pasur nje jete me shume zhvillime dhe thote se kjo eshte shtepia e tij e fundit.
“Kam një djalë, por u detyrova të vija në azil për arsye se tre herë në jetë u martova dhe tre herë më prenë në besë gratë, e mbeta i vetmua në shtëpi”, rrëfen Halili dramën e jetës së tij.
Edhe pse ka lene pas nje jete sakrificash e mundimesh, Vasilika Torozi thote se eshte shume e kenaqur qe jeton ne azil. Sipas saj, ky vend u krijon te gjitha kushtet per te bere nje jete dinjitoze.
“Edhe po të jesh në shtëpi do kesh nuse, djalë, ato problemet që ka çdo shtëpi. Unë lashë djalin, i rrita edhe fëmijët i bëra 15 vjeç dhe i thashë do iki në azil. Shko më tha, ke jetën tënde, boll punove për ne. Erdha dhe jam rehat këtu”, vazhdon rrëfimin e saj e moshuara.
Ndjesi të ngjashme ndan edhe Halili, i cili të thotë: “Jam shumë i kënaqur me jetesën këtu, por sikur të bëhet pensioni 1 milionë në muaj, nuk ka jetë pa familje”.
Amalia është banorja me e re ne kete shtepi te moshuarish. 84 vjecarja ka vetem nje jave qe qendron ketu dhe thote se eshte mjaft e kenaqur me zgjedhjen e bere: “Kam dy djem në SHBA. Më thanë që të shkoj me ta, por nuk kam qenë dakord të ndërroj vend në pleqëri. Jam shumë e kënaqur këtu, nuk më mungon asgjë”.
Por, azili shteteror nuk eshte e vetmja alternative per te kaluar pleqerine. Ata qe kane me shume mundesi financiare, zgjedhin nje qender private, si kjo ne Korce.
Ligor Ligori, jeton prej 10 muajsh ne kete qender dhe ne fund te muajit paguan rreth 65 mije leke te reja.
76-vjeçari jetonte me qera prej vitit 2001 kur u detyrua te shiste shtepine per te perballuar shpenzimet e varrimit te djalit te vetem te tij, i cili humbi jeten ne nje aksident ne Greqi.
4 vajzat qe ka jane te martuara, 3 ne Greqi e njera ne Erseke, por ne pamundesi ekonomike per te ndihmuar babain e saj.
Edhe Ismaili eshte vene para kesaj zgjedhjeje. 73-vjecari i ka femijet ne emigracion, ndaj ata vendosen qe ai te strehohej këtu. “Kam tre fëmijë, por të tre jetojnë jashtë dhe nuk më përballonin dot më, kështu që më sollën këtu”, thotë i moshuari.
Elsa Postoli e ka vuajtur shumë braktisjen e fëmijëve. Ajo ka jetuar për një kohë të gjatë vetëm derisa mori vendimin te jetonte ne kete strehez per te moshuarit.
“Kam djalë e vajzë, të sistemuar në shtëpitë e tyre, por një ditë e mendova vetë të vija këtu dhe jam e kënaqur”, thotë ajo.
Pervec vetmise, keta te moshuar i ka munduar edhe pesha e paragjykimeve perpara se te vinin ketu. Te kesh femije dhe te jetosh ne azil, qofte shteteror apo me pagese, shihet si nje pikepyetje e madhe prinderimi. Por me kalimin e kohes kjo peshe venitet.
“Paragjykimi ishte i vështirë, por ardhja këtu i përmbysi. Këtu jetoj më mirë”, pranon zonja Postoli.
Ligori, Elsa, Ismaili dhe gjithe te moshuarit e kesaj qendre private per moshen e mesme kane ambjente te shumta ku mund te kalojne me se miri kohen.
Me lojera te ndryshme ne dispozicion, nje staf mjekesor i specializuar, kushte shume te mira akomodimi keta persona kane gjithcka qe u duhet moshes se tyre, pervec familjeve.
Dhe cfare eshte me interesante ne kete qender strehimi ata mund te qendroje pa paguar koston reale te akomodimit, duke lene vetem pensionin e tyre. Pjesa tjeter e shpenzimeve u ofrohet falas.
Top Channel