![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/083debbc-68e3-411c-b6cc-08dd481ae9e5_cx0_cy5_cw0_w1597_n_r1_st_s_sd-800x450.jpg)
Policia e krahinës indiane të Madhia Pradeshit arrestoi gjashtë të dyshuar si autorë të përdhunimit në grup të një turisteje zvicerane.
Të dyshuarit u paraqitën të hënën përpara një gjykate, për t’u njohur me akuzat që rëndojmë mbi ta dhe së shpejti pritet të nisë ndaj tyre procesi gjyqësor.
Gruaja zvicerane u sulmua dhe abuzua ndërsa ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj, të premten, në një zonë pyjore pranë një fshati.
Autorët e krimit në fillim sulmuan bashkëshortin, të cilin e rrahën duke e lënë pa ndienja, përpara se të përdhunonin turisten.
Arrestimet erdhën ndërsa në kryeqytetin Nju Delhi kanë nisur bisedimet partiake për të ashpërsuar dënimet për përdhunimin në kodin penal.
Në muajt e fundit, India është tronditur nga disa raste përdhunimesh në grup, midis të cilave ai i një studenteje 23-vjeçare në muajin dhjetor.
E reja humbi jetën si pasojë e keqtrajtimit gjatë abuzimit të ndodhur brenda një autobuzi urban, ndërsa gjashtë persona u arrestuan, duke ngjallur një valë tërbimi kombëtar dhe protesta të shumta, në kërkim të dënimit të tyre me vdekje.
Top Channel