 Barcelona, rikthimi në Camp Nou fiksohet në 7 nëntor…
																		
					
					
					
						Barcelona, rikthimi në Camp Nou fiksohet në 7 nëntor…						 
								
			Jorgo Katidhis, mesfushori i ekipti të futbollit AEK i Athinës, u ndalua përgjithmonë të luajë për ekipet kombëtare të Greqisë, pasi bëri një përshendetje naziste.
20-vjeçari, ish-kapiteni i ekipit të 19-vjeçarëve e bëri gjestin të shtunën pas golit fitues në ndeshjen AEK-Veria, në stadiumin Olimpik, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.
Federata Greke e Futbollit e quajti një provokim të rëndë “që fyen të gjithë viktimat e egërsisë naziste”. Në faqen e tij në rrjetin social Tëitter, Katidhis mohoi të kishte bërë një përshendetje naziste: “Nuk jam fashist dhe nuk do ta kisha bërë nëse do të dija domethënien”.
Ai shpjegoi se përshëndeti një shok të ekipit. Klubi i ka kërkuar të japë shpjegime përpara bordit, javën e ardhshme. Katidhis u kritikua nga partitë politike dhe fanset e tij në Twitter dhe Facebook. E diela përkon me 70-vjetorin e deportimeve të hebrenjve që jetonin në Greqi, në kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Trajneri i AEK-ut, gjermani Evald Lienen, e mbështeti Katidhisin duke thënë se “ai është i ri që nuk ka ide politike. Ndoshta e ka parë këtë përshëndetje në internet pa e ditur domethënien”.
Top Channel