Pas dominimit në provat e lira dhe ato zyrtare, pritshmëritë tek drejtuesit e Red Bullit ishin shumë të mëdha për garën e parë të sezonit të ri të Formulës 1, në Australi.
Por, Vettel nuk mundi të fitonte (i treti), ndërsa shoku i tij i ekipit, Mark Webber, vuajti shumë për të kaluar vijën e finishit i gjashti.
Christian Horner, shefi i skuderisë austriake, e justifikoi me gomat Pirelli dhe me temperaturat e ulta këtë paraqitje larg parashikimeve.
“Pista ishte e ftohtë dhe nuk mundëm të përshtateshim me gomat. Kimi Raikkonen dhe Lotus e bënë këtë gjë shumë mirë dhe ndaluan për pit-stop vetëm dy herë. Duke qenë se niseshim nga vendi i parë dhe i dytë prisnim më shumë, por e dimë të paktën se kemi një makinë të shpejtë dhe tani duhet të shohim përpara. Në Malajzi temperaturat do të jenë me siguri më të larta”, deklaroi Horner.
Top Channel