Një here e nje kohe ekzistonte familja e madhe, në të cilën jetonin së bashku prindërit, fëmijët, madje edhe nipërit.

Sot, familja shqiptare po priret gjithnje e me shume drejt strukturave me te vogla. Ciftet e reja pelqejne jeten e pavarur prej prinderve te tyre.

Edhe pse gjerat kane evoluar keshtu, kjo zgjedhje konsiderohet e papranueshme per pjese te madhe njerezish, qe i perkasin brezit te mesem dhe te moshuarve.

Por, nese ka nje teme te paprekshme dhe tabu per shqiptaret, ai eshte azili. Per shume prinder, eshte nje zgjedhje e cila as mund te konceptohet prej tyre. Ne kete mendesi ai eshte braktisje.

Statistikat tregojne se prirja e popullsise sone po shkon drejt plakjes. 10-11 % e popullsise jane sot te moshuar mbi 65 vjeç.

Perballe zhvillimeve te reja ekonomike, sociale, kulturore edhe familja po perballet me sfida te reja.

Marredhenia mes brezave qe perfaqesojne mendesi te ndryshme, konfliktet, emigracioni po bejne qe te moshuarit te mbeten gjithnje e me shume vetem.

Tregues i vetmise se tyre eshte edhe numri ne rritje i kerkesave per azil prane sherbimit social shteteror. Ato shkojne 100-150 kerkesa ne vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA