Edhe në javën e 19-të të Superiores, Skëndërbeu nuk njeh pengesa, pavarësisht avantazhit dhe mbylljes së çështjes për titullin kampion në këtë kampionat.
Edhe pse me 6 mungesa në formacion, skuadra korçare ka fituar në një fushë të vështirë si ajo e Shkumbinit, skuadër që rrezikon seriozisht qëndrimin në kategori, pasi aktualisht ndodhet në zonën e ftohtë.
Ka patur edhe një moment tensioni në tribunën qëndrore të stadiumit të Peqinit, ku kanë ndërhyrë forcat speciale.
Besa mundi një rival në luftën për mbijetesë, sikurse është Luftëtari, duke i shtuar shanset për të mos u rikthyer andej nga erdhi një sezon më parë, kurse bluzinjtë mbeten në zonën e rrezikut.
“Shuplakë” për beratasit kanë dhënë kuksianët e Cungut, duke konfirmuar potencialin e madh që kanë, pavarësisht se janë debutues në Superiore.
Derbi i fqinjëve mes Bylisit dhe Apolonisë ka folur për mallakastriotët, që kanë realizuar një tripletë në portën fierake, duke i fundosur këta të fundit.
Top Channel