Në luftën kundër diskriminimit

17/03/2013 12:10

24 vjeçarja, Enerida Isufi, pak muaj me pare, nepermjet portalit www.uneflas.al, denoncoi diskriminin racial qe haste ne vendet ku kerkonte pune. Sot, ajo punon ne Bashkine e Tiranes ne nje zyre te hapur per te luftuar diskriminimin.

E mbani mend Eneriden, vajzen rome qe kishte dy diploma por qe askush nuk i hapte rrugen ne asnje zyre apo institucion per te punuar.

Enerida gjeti rrugen dhe ngriti zerin ajo foli dhe tregoi se paragjykohej se ishte rome. E rritur ne nje familje rome ne qytetin e Pogradecit, Enerida Isuf ka mundur te diplomohej ne universitetin publik e me pas ne nje universitet privat ne Tirane, eshte angazhuar gjeresisht ne organizatat jofitim prurese ne mbeshtetje te komunitetit rom.

E re dhe me kurajon per te ecur, Enerida denoncoi diskriminimin. Nepermjet www.uneflas.al, projekt i fondacionit “Dritan Hoxha” ajo beri public rastet kur eshte ndeshur me kete diskriminim.

Publikimi i rastit te saj ne uneflas.al e me pas ne “Top Channel” dhe ne disa televizione e gazeta te tjera qe ndodhen rastin e Enerides, terhoqi vemendjen e bashkise se Tiranes. Ajo u ftua nga kryebashkiaku Lulezim Basha ate punoje ne zyren kunder diskriminimit ne kete bashki.

Aty Enerida punon per te ngritur edhe ne nje nivel me institucional luften e saj ndaj diskriminimit. Nje nga aktivitetet e saj te para me komunitetin ka perkuar me festen e gruas ku grate rome jane mbledhur te diskutojne per te drejtat e tyre, pse jo edhe te festojne diten nderkombetare te gruas.

Enerida thote se do te punoje fort per te mbrojtur komunitetin qe ajo perfaqeson nga diskriminimi dhe kete do ta filloje qe nga institucioni ku punon. E reja nuk harron te falenderoje fondacionin mediatik Dritan Hoxha i cili permes projektit te tij une flas realizoi mundesine e punesimit ne administrate.

Marrë nga www.unëflas.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA