La Liga, Reali në vendin e dytë

17/03/2013 00:00

Real Madrid përmbys sërish rezultatin, këtë herë në La Liga.

Skuadra e Mourinho mundet 2-1 në pjesën e parë nga Malaga, ndërkohë që kthejnë gjithçka në avantazhin e tyre në 45 minutat e dyta duke e mbyllur ndeshjen me fitoren 5-2, sfida e nëntë radhazi gjatë këtij sezoni që madrilenët dalin pa humbje nga Santiago Bernabeu.

Golat e Realit mbajnë firmën e Higuan (2), Modric, Benzema dhe Cristiano Ronaldo. Një fitore e thellë kjo e cila përveçse ngjit Realin në vendin e dytë, duhet të ketë frikësuar dhe trajnerin e Gallatasarajit, Fatih Terim, i cili e ka ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta