Dopingu, falet Federata Shqiptare e Peshëngritjes
17/03/2013 11:35
Shqipëria ka paguar një pjesë të gjobës prej 50 mijë eurosh, duke shmangur rrezikun e mospjesëmarrjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që zhvillohet në prill të këtij vit në vendin tonë.
Gjoba iu vu nga Federata Botërore e Peshëngritjes për shkak të 3 rasteve të dopingut të shtangistëve shqiptarë gjatë vitit 2012, Ilirjan Suli, Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku, ky i fundit në Lojrat Olimpike Londër 2012.
Burime pranë Federatës tonë të peshngritësve kanë konfirmuar kryerjen e kësaj pagese, madje kanë marrë konfirmimin e dritës jeshile që organizmi botëror i ka dhënë pjesëmarrjes së Shqipërisë në Kampionatin Evropian të të rriturve.
Top Channel