Bundesliga, Bajern vazhdon me fitore

17/03/2013 00:00

Pas humbjes në Ligën e Kampioneve, Bayerni i Jupp Heynckes i rikthehet fitoreve në Bundesligë.

Bavarezët kanë mposhtur 2-1 Leverkusenin që zbret në vendin e tretë në klasifikim duke ia lënë të dytin skuadrës së Dortmundit.

Mario Gomez shënoi golin e parë për Bayern, ndërkohë që i dyti ishte një autogol në minutat e fundit të ndeshjes. Golin e vetëm për “aspirinat” e shënoi kapiteni Rolfes në minutën e 75.

Ndërkohë, Dortmundi i Jurgen Klopp shkatërroi 5-1 Frajburgun falë dopjetës së Levandovskit, Nuri Sahinit dhe golit të Bitenkurt.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta