Milan, pasardhësi i Allegri-t, Montella

16/03/2013 04:50

Milani është duke kryer manovrat e radhës në lidhje me pankinën dhe, por me shumë mundësi në heshtje të plotë ndaj mediave, pasi objektivat në kampionat nuk lejojnë shpërqendrime apo faktorë destabilizues.

Por, është thuajse një koincidencë perfekte fakti që, pas Barcelonës fillon të kuptohet se me Allegri-n do të shkëputen marrëdhëniet në fund të sezonit. Kjo, jo për hapin e gabuar me Messi&Co, por thjesht se kjo ndeshje ka qenë një sinjal i radhës për të ndezur atë “ndjenjë të vakët” të Berlusconi-t me trajnerin, si dhe dëshirën e tij për ta ndërruar.

E me siguri, nëse arrihet të kapet vendi i dytë në kampionat në fund të sezonit, Vincenzo Montella përfaqëson objektivin e parë të Berlusconi-t: sinjale nga tekniku i Fiorentinës kanë ardhur, por në “rrugën Turati” nuk duan të hapin “luftë” me pronarët Della Valle.

Megjithatë, vetëm në rast se Montella do të ketë, brenda 1 muaji, forcën, dëshirën dhe mundësinë për t’u liruar nga Fiorentina, Milani do të jetë gati t’i ofrojë një kontratë të rëndësishme, me një stimul më shumë, duke qenë se do të luajë një sezon në Champions League.

Po Allegri? Ai ka një akord të arritur me Romën, që nga koha e shkarkimit të Zeman dhe është kandidati më i besueshëm për verdhekuqtë, edhe pse së fundi ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Shakhtar Donetsk, për të vazhduar punën e mirë të Lucescu-t, i cili mund të largohet në fund të sezonit nga Ukraina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA