Thatësirë në Zelandën e Re

15/03/2013 00:00

Zelanda e Re kishte më shumë se tre dekada që nuk shihte thatësire si
kjo qeë ka pllakosur tani. Fermerët janë ata të cilët ndiejnë peshën më
të madhe të kapricove të motit, ndërsa humbjet në bujqësi llogaritet të
shkurtojnë 1% të rritjes ekonomike.

Kryeqyteti Wellington, sipas raporteve ne media, ka rezerva ujore edhe per 18 dite, ndersa thatesira pritet te preke shume shpejt edhe rajonet jugore. Vendasit po presin te shohin nese parashikimet e metereologeve per reshje kete fundjave do te permbushen. Sesa e rende eshte situata, kjo eshte mundur te deshmohet qe nga hapesira: pamjet satelitore tregojne sesi disa pjese te Zelandes se Re jane kthyer nga te gjelbra ne kafe te thare.

Fermeret, qe konsiderohen forca shtytese e ekonomise se vendit, thone se humbjet e tyre deri tani mberrijne ne 820 milione dollare. Per te perballuar krizen, Qeveria eshte ofruar t`i ndihmoje financiarisht. U kemi thene fermereve tane ta harrojne kete sezon e te nisin te mendojne per tjetrin, u shpreh Derek Spratt,zedhenesi i trustit te mbeshtetjes rurale.

Disa shkencetare mendojne se kjo mungese e pazakonte e reshjeve mund te jete pasoje e ndryshimeve klimaterike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA