‘Siria’, BE diskuton heqjen e embargos së armëve

15/03/2013 00:00

Teksa sirianët shënojnë përvjetorin e dytë të fillimit të rebelimit në
vend Bashkimi Europian përgatitet të diskutojë heqjen e embargos së
armëve në mënyre që t`i hapet rrugë furnizimit të rebelëve.

Lideret e Francës dhe Britanisë do të përpiqen t’i nxisin vendet e tjera anëtare t’i bashkohen iniciatives së tyre në samitin e Brukselit. Lidhjet me Rusine, aleate kyce te Damaskut do te shqyrtohen gjithashtu. Moska e kundershton me force armatimin e rebeleve, gje qe Franca nga ana tjeter eshte e gatshme ta beje.

“Ne nuk mund te lejojme masakrimin e nje populli nga nje regjim qe nuk e deshiron tranzicionin politik. kendveshtrimi i frances eshte se ne siri po dergohen arme, por ato i jepen regjimit, sidomos nga ana e ruseve”, tha Hollande.

Presidenti francez e sqaroi megjithate se qellimi i tij nuk eshte te arrihet ne lufte te mirefillte. Per Britanine, embargoja ka nje natyre kontradiktore ne vetvete. Ajo nuk ndalon njerezit prane Assadit, por frenon nga ana tjeter ata qe duan te ndihmojne opoziten, u shpreh nje zyrtar britanik. Qendrimi i Parisit, i mbeshtetur gjeresisht nga Londra, eshte se Rusia dhe Irani po furnizojne me arme forcat qeveritare ne Siri dhe se armatosja e kryengritesve do te jete e vetmja menyre per te vene nen presion regjimin e Bashar al Assadit.

Qe nga fillimi i rebelimit 15 marsin e vitit 2011, ne Siri jane vrare gati 70.000 vete dhe rreth nje milione te tjere jane larguar nga vendi.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA