Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ka njoftuar planet për të aktivizuar sistemet mbrojtëse anti-raketë në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve nga Koreja e Veriut.
Hagel deklaroi se SHBA ka shtuar 14 interceptorë, të cilët mund të qëllojnë raketat në fluturim, nga 30 të tillë që janë aktualisht të vendosur në Kaliforni dhe në Alaskë, ku do të vendosen brenda vitit 2017.
Shefi i Pentagonit i cilësoi si të papërgjegjshme dhe të pamatura provokimet e fundit nga Koreja e Veriut. Vetëm javën e kaluar Peniani kërcënoi disa herë SHBA me sulme me raketa bërthamore.
Por pavarësisht retorika e agër e vendit të izoluar, analistët vlerësojnë se regjimi është vite larg prodhimit të një rakete ndërkontinentale, në gjendje të arrijë Shtetet e Bashkuara.
“SHBA ka sisteme mbrojtëse që mund të na mbrojnë ne nga sulmet me raketa balistike kontinentale”, deklaroi zoti Hagel në një konferencë për shtyp ditën e premte.
“Por Koreja e Veriut në veçanti së fundmi ka avancuar kapacitetet e saj dhe ka bërë një seri provokimesh të papërgjegjshme dhe të pamatura”, tha sekretari i Mbrojtjes.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin gjithashtu një stacion radarësh gjurmimi në Japoni, aleati kyç i Amerikës në kontinentin aziatik.
“Arsyeja përse po e bëjmë këtë dhe përse po avancojmë programin tonë për sigurinë e brendshme është që t’i paraprijmë rrezikut dhe të jemi të fortë para ndonjë pasigurie”, shtoi Hagel.
Top Channel