Mbledhja e parë e Parlamentit italian

15/03/2013 00:00

Parlamenti i ri i Italise mblidhet të premten për të parën here, por në
horizont nuk ka ende asnjë shenjë të arritjes së një marrëveshjeje për
krijimin e koalicionit qeverisës.

Detyra e pare e ligjvenesve gati tre jave pas zgjedhjeve qe e lane vendin ne udhekryq, eshte caktimi i kryetareve te Dhomes se Ulet dhe Senatit. Deri tani, perpjekjet e liderit te qendres se majte, Pier Luigi Bersani per arritur nje marreveshje politike me jokonformistin Beppe Grillo kane rezultuar te pasuksesshme.

Levizja e komedianit te kthyer ne politikan, 5 yjet sjell 163 anetare te rinj ne te dy Dhomat e Parlamentit.Asnje prej tyre nuk ka qene ligjvenes me pare.

Keto prurje ndryshojne ne menyre dramatike demografine e Parlamentit, duke qene se shumica jane me te rinj se deputetet e tjere. nje pjese e mire jane femra, çka e rrit nivelin e perfaqesimit te grave ne asamble nga 20 ne 31%.

Te marten, presidenti Giorgio Napolitano pritet te nise konsultimet per Qeverine e re me lideret partiake. Fitorja e ngushte e Bersanit ne zgjedhje i garantoi automatikisht shumicen ne Dhomen e Deputeteve, por nuk mund te kontrolloje Senatin e per kete arsye, varet nga mbeshtetja e partive te tjera. Ai ka perjashtuar bashkepunimin me Silvio Berluskonin, por nga ana tjeter, edhe tentativat per afrimin me Grillo, duket se kane rene ne vesh te shurdher.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA