Sergio Perez, i cili do të debutojë të dielën si pilot i skuderisë McLaren, deklaroi pas provave të lira të Cmimit të Madh të Australisë, ku u rendit i trembëdhjeti, se priste që makina e tij të ishte më e shpejtë.
“Nuk jemi aq të shpejtë sa do të donim, por po punojmë për të arritur aty ku duhet dhe shpresojmë që për të shtunën të gjejmë zgjidhje të tjera”, deklaroi piloti meksikan.
“Jam i sigurtë se teknikët e McLaren do të shkurtojnë diferencat që kemi me rivalët”, theksoi Perez, i cili vitin e kaluar përfundoi tre herë në podium, i dyti në Malajzi dhe Itali dhe i treti në Kanada.
Gara e parë e sezonit të ri të Formulës 1 do të zhvillohet të dielën (ora 07:00) dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel