Champions, sot në 12:00 shorti, Juve-Barça?

15/03/2013 05:05

Provat e UEFA-s përpara hedhjes së shorteut të ndeshjeve të Champions-it apo Europa League-s nuk kanë qenë asnjëherë në qendër të vëmendjes, me përjashtim të momentin të para pak muajve, kur u hodh shorti për raundit e 1/8-ave të këtij sezoni.

Realisht, bëri shumë bujë fakti që, shorti i ndeshjeve për raundin e 16-sheve të Champions-it, kishte korresponduar me shorteun provë të një dite më parë, duke hedhur hije të forta dyshimi për “manipulimin” e tij.

Tashmë vëmendja ka qenë maksimale dhe, kur duhen edhe pak orë nga hedhja e shortit për çerekfinalet e Champions-it (dhe Europa League-s), janë mësuar çiftet sipas shorteut provë të ditës së enjte.

Juventus, ekipi i vetëm italian i mbetur në garë, ka “peshkuar” Barcelonën, e cila vjen e freskët nga eliminimi i një tjetër italianeje, Milanit, pas rezultatit të përgjithshëm 4-2 (4-0 dhe 0-2). Nga sfidat e tjera, Real Madrid ka gjetur sërish Borussia Dortmund, me të cilin u përballën në fazën e grupeve (bashkë me Manchester City), Bayern Munchen është vënë përballë ekipit surpriz të Malaga-s, ndërsa çifti i fundit i mbetur është ai PSG-Gallatasaray.

Shorti i vërtetë i çerekfinaleve do të hidhet sot (e premte) në orën 12:00 direkt nga Nioni i Zvicrës, siç dihet emrat e frikshëm që kërkojnë të shmangin njëri-tjetrin janë Juve, Bayern, Real e Barça. Por, nuk duhen nënvlerësuar Dortmund e PSG, ashtu sikurse dhe Malaga e Gallatasaray.

Sot do të hidhet gjithashtu edhe shorti për çerekfinalet e Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA