Champions, mbahet shorti i çerekfinaleve

15/03/2013 12:30

U mbajt në mesditë shorti i raundit të çerekfinaleve të Champions League, i cili prodhoi një supersfidë midis Bajernit dhe Juventusit, ndërsa shmangu derbet potenciale midis skuadrave spanjolle dhe gjermane.

Barcelona, gjithashtu nuk do të ketë të lehtë që të avancojë më tej, pasi në rrugën e tyre janë vendosur francezët e Paris SG.

Më me fat shorti për Realin e Madridit dhe Borusian e Dortmundit, “që peshkojnë” dy ekipet më të dobëta në letër, Gallatasain dhe Malagën, përkatësisht.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në datat 2-3 dhe 9-10 prill, ndërsa shorti për gjysmëfinalet do të mbahet në 12 prill.

Në edicionet e shkuara, me hedhjen e shortit të çerekfinales përcaktohej edhe ai i fituesve, për katërshen e fundit, por në këtë sezon ky format ka ndryshuar dhe do të mbahet një short i ri për fazën e fundit përpara finales së “Wembley”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA