SHBA, eliminohet autori i masakrës së Nju Jorkut

14/03/2013 16:30

Policia e shtetit të Nju Jorkut, në SHBA, eliminoi të enjten, 24 orë më pas autorin e një masakre, në të cilën mbetën të vrarë katër persona.

Kurt Myers, i cili ishte fshehur në një ndërtesë, u qëllua nga trupat policore, që sulmuan vendndodhjen në të cilën ai ishte fshehur.

64-vjeçari, në një sulm çmendurie, qëlloi për vdekje dy persona brenda një parukerie dhe dy të tjerë në një lavazh, në një lokalitet rreth 400 kilometra në veri të Nju Jorkut.

Asnjë polic nuk mbeti i lënduar në aksionin që solli vetvrasjen e Kurt. Ai qëlloi dhe vrau fillimisht mbi qenin e policisë, por u qëllua për vdekje nga forcat speciale, pasi hapi zjarr ndaj tyre.

Masakra e pamotivuar e Myers është e fundit në radhën e disa sulmeve të ngjashme, në të cilat njerëz të çekuilibruar mendërisht, duke përfituar nga ligji që lejon armëmbajtjen, realizojnë masakra të tilla.

Një situatë e tillë, ka hapur një debat kombëtar mbi armët, me numrin e atyre që kërkojnë nxjerrjen jashtë ligjit të armëmbajtjes që ka pësuar një rritje në shkallë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA