Parlamenti Europian rrëzon reformën në bujqësi

14/03/2013 16:10

Parlamenti Europian nuk pranoi kërkesat e aktivistëve pro-ambientalistë, për të kushtëzuar subvencionet komunitare në bujqësi me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe jetës së egër.

Duke hedhur poshtë këtë kërkesë, Brukseli vendosi që të vazhdojë të shpërndajë 58 miliarë euro subvencione në vit nëpërmjet të njëjtës skemë në fuqi, që është e fokusuar tek inkurajimi dhe rritja e prodhimit bujqësor në disa fusha të caktuara.

Megjithatë, eurodeputetët ranë dakord që të përfshnijnë masa, në mënyrë që 30% e shumës totale të subvencioneve të përdoren nga përfituesit, në mënyra që do të favorizojnë jetën e egër.

Ambientalistët kërkonin nga Strasburgu që të bënte të detyrueshme që të gjithë përfituesit e subvencioneve, të kenë të paktën 10% të tokës së tyre në përdorim për jetën e egër.

Megjithatë, europutetët vendosën që kjo përqindje të jetë e fiksuar në 3%, duke u rritur gradualisht për disa vjet deri në 7%.

Të gjelbërtit, të cilët kanë 59 nga 754 deputët e PE-së, udhëhoqën një fushatë të fuqishme mediatike dhe popullore, për realizimin e një reforme drastike në bujqësi, për të favorizuar ata fermerë që operojnë në mbrojtje të mjedisit, pyjeve dhe jetës së shtazore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA