Kryeimami i Egjiptit sulmon Benediktin XVI

14/03/2013 15:50

Kryeimami i Egjiptit, Ahmed el Tayyeb, sulmoi Papën në pension, Benedikti XVI, në deklaratë të lexuar nga këshilltari i tij diplomatik, Abdel Gawad.

”Problemi ynë nuk është me Vatikanin, por me Papën gjerman, që foli për mbrojtjen e pakicave fatare në Egjipt, duke e përshkruar islamin si një besim të përgjakshëm”, deklaroi Gawad.

”Shpresojmë që Papa i ri të thotë ndonjë fjalë të mirë, jo për kryeimamin, por për islamin në tërësi”, shtoi ai.

El-Tayyeb, i zgjedhur në krye të Universitetit Islamik të Al-Zharit dhe Komunitetit Sunit Egjiptian në vitin 2010 nga ish-presidenti Mubarak, konsiderohet si një prej figurave më të moderuara mes klerikëve egjiptianë.

Megjithatë, ai disa herë protestoi kundër Vatikanit dhe zhvlerësoi lutjet e Benediktit XVI, për rreth 10 milionë egjiptianët e krishterë, që jetojnë në kushte represioni në vend.

Rreth 12% e popullsisë prej 84 milionë banorësh të Egjiptit i përkasin besimit të krishterë, shumica e tyre besimtarë të një nëndege të katolicizmit, e quajtur kopte.

Ndonëse të drejtat e kësaj pakice respektoheshin në mënyrë të pranueshme nga ish-diktatori Mubarak, zgjedhjet e 2012-s, që sollën në pushtet Vëllazërinë Muslimane, sollën një përkeqësim të beftë të situatës së këtij komuniteti në vendin me shumicë dërrmuese myslimane.

Papa në pension, Benedikti XVI, gjatë drejtimit të tij 7-vjeçar të Vatikanit i konsideroi vazhdimisht katolikët si anëtarët e besimit më të shpytur dhe të luftuar në botë, duke u lutur sidomos për besimtarët e Lindjes së Mesme dhe vendeve me shumicë myslimane në Afrikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA