F1, Hamilton: Mercedes po bën një punë fantastike
14/03/2013 16:15
Lewis Hamilton, i cili do të pilotojë për herë të parë një Mercedes në një Cmim të Madh të Formulës 1 ditën e dielë në Melburn Park, deklaroi se ndihet “shumë mirë” me makinën e tij të re, por shtoi se “ka ende shumë punë për të bërë”.
“Kur transferohesh në një skuderi të re, ke nevojë për kohë në mënyrë që të përshtatesh. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndihem mirë me njëvendëshen”, deklaroi piloti britanik.
Kampioni i botës në vitin 2008 theksoi gjithashtu se Mercedes GP “po bën një punë fantastike” dhe theksoi se tek skuderia e tij e re janë më tolerantë se tek McLaren.
“Më lejojnë që të kaloj më shumë kohë në shtëpi dhe kam më shumë kohë për të shpenzuar me familjen dhe miqtë”, tha Hamilton.
Top Channel