7 sfidat kryesore të Papës

14/03/2013 00:00

Papën Françesk e pret një axhende pune po aq e gjatë sa veladoni i tij.
Ish-kardinali Bergoglio do të drejtojë 1,2 miliardë katolikët e botës
dhe Kishën në një prej momenteve më të vështira të saj, që ka bërë
llogaritë me skandal pas skandali, me ndryshimin e demografise e
thirrjet per liberalizim.

Shtate jane sfidat kryesore të Papes së ri:
 
1. Te nise pastrimin brenda ne Vatikan. Benedikti i 16-te urdheroi qe raporti mbi burokracine e Kishes t’i tregohet vetem dy personave: atij dhe pasardhesit te vet. Pasi ta lexoje, Françeskut do t’i duhet te merret me thashethemnajat, korrupsionin e ligesite brenda mureve te Selise se Shenjte.
 
2.Ta nxjerre kishen nga vorbulla e skandaleve te abuzimeve seksuale. Kjo ishte kriza qe konsumoi papatin e Benediktit dhe kercenoi te erresonte Konklaven. Viktimat e abuzimeve pretendojne qe Vatikani te marre me teper pergjegjesi per deshtimin e tij ne mbrojtjen e femijeve.  

3.Afrimi me fete e tjera. Benedikti shkaktoi indinjate ne 2006-n kur citoi nje perandor qe i pershkruante disa nga mesimet e profetit Muhamed si “te demshme e cnjerezore”. Por Ratcingeri i riparoi deri diku plasaritjet me judaizmin dhe per marredhenia te mira me hebrenjte lavderohet edhe papa i ri.

4.Te fitoje perendimin. Benedikti nuk e frenoi dot te tatepjeten e kishes ne Europen-fortese tradicionale te saj.Nga Françesku pritet te rrise mbeshtetjen ne kontinentin e vjeter e prej.
 
5. Do te duhet t’i jape pergjigje pyetjeve a duhet te kete gra prifteresha dhe a duhet t’u lejohet prifterinjve martesa.
 
6. Nje prej detyrave te Papes se ri do te jete modernizimi i kishes. Sondazhet tregojne se shumica e katolikeve ne Shtetet e Bashkuara kerkojne qe Ati i Shenjte t’i jape institucionit roman nje drejtim me liberal.
 
7. Se fundi eshte edhe ceshja e persekutimit te 100 milione te krishtereve ne mbare boten, sic deshmon organizmi Open Doors. Papa Benedikt pretendonte se te krishteret jane grupi fetar me i shtypur ne bote, qe perballet me diskriminimin e shpeshhere edhe dhunen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA