Ronaldo-Shayk, për pazar gjatë Barça-Milan

13/03/2013 18:00

Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk janë bërë kryesisht të njohur për publikut në fushën e futbollit dhe nga plazhet e nxehta duke pozuar gjysmënudo përkatësisht.

Megjithatë, në të njëjtën ditë që Barcelona luante me Milanin në Champions League, futbollisti dhe modelja shfaqën anën e tyre më të zakonshme njerëzore, duke bërë shoping në një prej qendrave tregëtare të Madridit.

26-vjeçari, i shoqëruar nga e dashura një vit më e madhe, shëtitën përdore dhe kontrolluan dyqanet e ndryshme të qendrës tregëtare, duke blerë disa veshje të ndryshme.

I rrethuar nga fansa, Cristiano ndaloi në disa dyqane, duke pranuar që të firmoste dhjetëra autografë me durim.

Nga ana e saj, Irina ra në sy edhe një herë më shumë për linjat e saj perfekte dhe për risinë në veshje, me rusen që braktisi pantallonat e saj të preferuara të lëkurës, për çizme të gjata, shoqëruar me një fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA