Papa Francesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej si një prej figurave më të devotshme dhe me influencë në Kishën Katolike, ndonëse jo një favorit i qartë për të pasuar Benediktin XVI. Ai do te jete Papa i pare ne historine e Vatikanit, me origjine nga Amerika e Jugut.
I formuar në seminarin e “Vila Devoto”-s, ai u diplomua në San Miguel për filozofi nga Kolegji i Lartë Katolik i San Hozesë dhe në vitet në vazhdim, dha mësim në literaturë dhe psikologji, në një kolegj të Santa Fesë dhe më pas në Buenos Aires.
I urdhëruar “at” në vitin 1969, Bergoglio shërbeu si një prift në zonat e largëta në Argjentinë midis viteve 1973-79, ku aftësitë mbresëlënëse në komunikim, thjeshtësia, perultesia dhe aftesia e tij ne përhapjen e fesë katolike, e ndihmuan që në 1980-n të rikthehej në Buenos Aires, për t’u bërë reaktor i universitetit në të cilin u formua.
Papa Francesku u transferua në Europë në vitin 1986, në Gjermani, për të vazhduar karrierën e tij akademike, por pas mbrojtjes së tezës së doktoraturës, u rikthye në atdhe, ku shërbeu përsëri si peshkop në një kishë në Kordoba.
Ishte Papa Gjon Pali i Dytë ai që duke vlerësuar punën e një jete të Papës Bergoglio, një njeri i përulur, veçanërisht i devotshëm dhe që pavarësisht mundësive për të bërë një karrierë të rehatshme në zyrat e Kishës Katolike, zgjodhi jetën e një misionari të vazhdueshëm, që në vitin 2001 e thirri në Vatikan, ku në 21 shkurt e nderoi duke e graduar kardinal.
Si kardinal, Bergoglio edhe një herë më shumë u bë i njohur për përultësinë e tij, konservatorizmin ndaj doktrinës së krishterë dhe drejtësisë shoqërore. Ndryshe nga kardinalët e tjerë, Françesku refuzoi që të jetonte në apartamentet luksoz me shpenzimet e Vatikanit, duke zgjedhur një banesë të thjeshtë, per te jetuar me pagen e tij modeste.
Ai gjithashtu refuzoi transportin me makinë, duke preferuar të lëvizte me mjetet e zakonshme të transportit, ndërsa gatuan vetë.
Në vitin 2005, kardinali argjentinas, i pari Papë nga Amerika e Jugut, mori pjesë në konklavën, nga e cila u zgjodh Benedikti XVI, pas vdekjes së Karol Vojtilës, Papa Gjon Palit të Dytë.
Bergoglio është një teolog i kompletuar, i cili e ka distancuar veten nga teoritë liberale, duke zgjedhur rrugën e konservatorizmit. Ai është shprehur kundër martesave homosokesuale, duke kundërshtuar ashpër vendimin e shtetit argjentinas për t’i ligjëruar në 2010-n, por ka kërkuar që kisha t’u mësojë anëtarëve të këtij komuniteti fjalën e saj dhe të mos i syrgjynosë, duke thënë se rruga e vetme që mund të ndjekë kisha është ajo e dashurisë për njeriun.
“Le të mos jemi naivë. Nuk është vetëm një betejë e thjeshtë politike ajo e martesave të së njëjtës gjini, por një pretendim shkatërrimtar ndaj planit të Zotit. Martesat homoseksuale nuk janë një ligj, por një makinacion gënjeshtrash, që synojnë të turbullojnë, zhgënjejnë dhe largojnë nga rruga e duhur fëmijët e Zotit”, ka thënë Ati i Shenjtë mbi martesat e komunitetit LBGT.
Ai gjithashtu shtoi se njohja e martesave homoseksuale do të ishte një formë diskriminimi ndaj fëmijëve dhe mbrojti këtë konstatim pavarësisht kritikave të ashpra politike, me Presidenten e Argjentinës, Cristina de Kirchner, që duke iu referuar përfaqësuesit më të lartë të Kishës Katolike në vendin e saj, atehere kardinalit Bergoglio, i cilësoi “këto tone të ngjashme me ato të kohërave mesjetare dhe inkuizicionit.
Papa Françesku, i pari me këtë emër, është gjithashtu një kundërshtar i ashpër i abortit dhe eutanazinë.
Në gjestin më të madh të përuljes dhe thjeshtësisë, Ati Françesku i Parë, në vitin 2001, vizitoi një qendër shëndetësore ku trajtoheshin të sëmurë me HIV-Aids, duke larë dhe puthur këmbët e 12 të sëmure.
Përsa i përket doktrinës politike dhe asaj sociale, Papa Françesku predikon më shumë përkushtim dhe lutje ndaj Zotit, Krishtit e Frymës së Shenjtë, duke besuar se diçka e tillë do të ngjallë automatikisht më shumë kujdes për klasat më të varfëra të shoqërisë. Megjithatë, idetë e tij shtrihen edhe në rafshin praktik, përtej atij shpirtëror, duke mbështetur programet sociale dhe sfiduar publikisht teoritë e tregut të lirë.
Zgjedhja e kardinalit 76-vjeçar si Papa Françesku i Parë, ishte deri një surprizë, pasi ndonëse i konsideruar si midis 10-15 kardinalëve me më shumë ndikim brenda Vatikanit dhe në botë, ai nuk ishte përfolur si një favorit i qarte për këtë përzgjedhje.
Kardinali milanez, Angelo Scola, 71-vjeç, arqipeshkvi i Sao Paulos, braziliani 63-vjeçar Odilo Scherer, kanadezi Marc Oueller dhe amerikani Timothy Dolan ishin ndërmjet më të përfolurve për të pasuar Benediktin XVI, ndërsa gjithashtu një mundësi e shumëlakuar ishte ajo e zgjedhjes së Papës së parë afrikan të historisë.
Zgjedhja e emrit Françesk, gjithashtu ishte një surprizë. Bergoglio është Papa i 266 në radhë, por i pari që preferoi këtë emër. Vatikani nuk ka një kriter të përcaktuar mbi emrin me të cilin “pagëzohet” një Papë dhe ai zgjidhet nga vetë kardinali, në momentin që votohet për të drejtuar Selinë e Shenjtë.
Megjithatë, në të shkuarën, zgjedhja e emrit ka qenë një kriter për të treguar mbi preferencat e Papës dhe linjës që ai ka dashur të ndjekë, duke iu referuar Papëve të mëparshëm mbajtës të këtij emri.
Me përzgjedhjen e emrit Françesk, kardinali argjentinas duket se tregon dëshirën e tij për të shkruar një kapitull të ri në historinë e Vatikanit. Pa dyshim, nëse Papa Françesku, i formuar brenda linjës jezuite të katolicizmit, do të jetë një reformator, një ndjekës i linjës konservatore apo asaj liberale këtë do ta tregojë koha.
Megjithatë, është e qartë, që Ati i ri i Shenjtë i Vatikanit do të përballet me nevojën për të ringritur reputacionin e dëmtuar të Vatikanit, mbi spekulimet e disa skandaleve pedofilie nga ana e priftërinjve të ndryshëm. Sipas ekspertëve të Selisë së Shenjtë, mbi Bergoglion do të peshojë nevoja e lehtësimit të burokracive në funksionimin e brendshëm, si dhe rikthimi i prestigjit, i transparencës e funksionalitetit të Bankës së Vatikanit.
Pavarësisht atyre që do të tregojë Vatikani në
drejtimin e Françeskut të Parë, duket se konklava këtë herë bëri një zgjedhje të
qartë, në favor të thjeshtësisë, konservatorizmit të argumentuar, teologjisë së
gërshetuar me ndikim në doktrina politike dhe një Papë të veprimit, sepse duke
gjykuar nga jeta e tij si misionar, nuk është e vështirë të parashikohet që
Françesku, do të ndjekë hapat e Gjon Palit II dhe Benediktit XVI, në pasjen e
një kalendari të ngjashur udhëtimesh për t’i qëndruar pranë katolikëve dhe jo
vetëm në të gjithë botën.
Siç tha edhe Papa Françesku, nga nesër, do të jetë ai që do të lutet për të
gjithë ne. Por, sot, “lutjuni Zotit për mua dhe qofshin lutjet tuaja udhërrëfyesi
im”, tha ai nga ballkoni mbi Shën Pjetër, tashmë në piedestalin e katolicizmit
në Tokë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Top Channel