Indi, 5 viktima nga sulmi i armatosur
13/03/2013 08:00
Një sulm i armatosur pranë një shkolle në Kashmir të Indisë ka shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të forcave të sigurisë.
Gjithashtu, dy nga atentatorët janë vrarë, ndërsa gjashtë ushtarë të tjerë janë plagosur, sipas BBC. Shkolla ka qenë e mbyllur dhe asnjë fëmijë nuk është dëmtuar nga ky sulm.
Dhuna në Kashmir është rritur shumë kohët e fundit. Kjo zonë njihet për kundërshtimin ndaj regjimit indian. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.
Kashmiri, së bashku me Jammu, janë dy shtetet e vetme me shumicë muslimane të Indisë.
Top Channel