Ibrahimoviç ndihet i mërzitur nga jeta në Francë dhe i zhgënjyer nga niveli i futbollit në “Ligue 1”, prandaj po përgatit largimin e tij të bujshëm në merkaton e ardhshme të verës.
Kështu raportoi e përditshmja “Le Parisien”, e cila komentoi se nëse largimi i 31-vjeçarit do të konkretizohet, ky do të ishte një zhgënjim veçanërisht i madh për sheikun al-Thani dhe trajnerin Ancelotti, që e kanë vendosur suedezin në qendër të projektit të tyre.
Shkak për spekulimet mbi largimin e Ibrës ka dhënë vetë sulmuesi, i cili komentoi me ironi vërshëllimat e publikut në ndeshjen e fundit me Nansinë (Paris SG-Nancy 2-1). “Publiku kërkon shumë. Është e çuditshme duke pasur parasysh nivelin që ekipi ka pasur më parë. E thënë troç, PSG s’ka qenë ndonjë gjë”, tha hapur Zlatan pas asaj ndeshje.
Përballë dëshirës potenciale së Ibrahimovic për t’u larguar, Juventusi duket klubi më i interesuar për shërbimet e tij.
Kampionët e Italisë në fuqi prej kohësh po përpiqen të idententifikojnë një qendërsulmues të përshtatshëm për projektin e tyre dhe Zlatan konsiderohet si zgjedhje perfekte.
Megjithatë, me një pagë prej 12 milionë eurosh, është e qartë që të dyja palët duhet të bëjnë një sakricifë. 31-vjeçari, nga ana e tij, dëshiron rikthimin në Itali, ndërsa Juventusi mund të shndërrojë suedezin në më të paguarin e ekipit, pas një operacioni kompleks.
Sipas së përditshmes suedeze “Aftonbladet”, ideja e klubit italian është një huazim me të drejtë blerje deri në 2015 pas vitit të parë. Kostoja e kartonit do të kushtojë 15-20 milionë euro dhe i gjithë operacioni, përfshirë pagën, midis 50 milionëve, kostot që do të lehtësohen nga shitja e njërit midis Matrit dhe Quagliarelës.
Situatën e Ibrahimovic po e ndjek me vëmendje edhe Bajerni i Mynihut, ndërsa potencalisht, i interesuar mund të jetë edhe Reali.
Top Channel