Ecclestone: Red Bull, makina më e shpejtë

13/03/2013 14:15

Bernie Ecclestone, padroni i Formulës 1, sheh sërish Red Bull-in si makinën më të shpejtë në Formulën 1.

“Kam folur me Domenicalin e Ferrarit dhe më tha që Red Bulli do të jetë sërish makina favorite për fitoren e garave. Jam plotësisht dakord, por mendoj gjithashtu se ata të Red Bullit e shohin Ferrarin si kundërshtarin kryesor”, deklaroi Ecclestone në një intervistë për formula1.com.

Në lidhje me pilotin që do të fitojë titullin këtë vit, zotëruesi i të drejtave komerciale të sportit më të shpejtë në botë theksoi se nuk do i vinte keq nëse Sebastian Vettel do të fitonte kampionatin e tij të katërt në karrierë.

“Me makinat që ndërton Adrian Newey, nuk është çudi që Vettel të fitojë sërish”, tha Ecclestone, i cili pret gjëra të mira edhe nga Mercedes GP tani që ka në gjirin e saj një kampion si Lewis Hamilton.

“Në testime treguan se janë shumë më kompetitivë se herët e tjera. Më duket se kanë krijuar një strukturë fituese dhe do habitesha shumë nëse nuk do të fitonin asnjë garë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA