Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më Si çdo vit, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, data 14 Mars do të
shndërrohet në një ditë festimesh me rastin e Ditës së Verës.
Edhe Bashkia e Tiranës, në një nismë e cila është kthyer tashmë në traditë, ka përgatitur një program të detajuar festimesh për të dëfryer njerëzit që pritet të mbushin rrugët qendrore të kryeqytetit.
Nder aktivitetet e tjera te organizuara mund te permendet shfaqja e cirkut te Tiranes me premieren e tyre te fundit, lojera popullore me animatorë te specializuar per te gjitha grupmoshat, si dhe nje shfaqje e Teatrit te Metropolit prane Lulishtes ku ndodhen bustet e vellezerve Frasheri.
Edhe ne Parkun e Liqenit, nje vend shetitjeje per shume prej atyre qe dalin te festojne Diten e Veres do te kete aktivitete te ndryshme organizuar nga qendra kulturore Robert Radoja, ku perfshihet nje spektakel me valle popullore dhe nje festival dj-sh.
Top Channel