Reali, Cavani mund të sjellë 500 mln euro

12/03/2013 20:25

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, është vendosur në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit, jo vetëm për arsye sportive, por mbi të gjitha për përfitimet ekonomike që do të lejonte blerja e tij.

Sipas portalit italian, “Sporteconomy”, një investim fillestar prej 60-70 milionë eurosh, do t’i garantonte në pesë vjet një arkëtim potencial shtesë prej 500 milionë eurosh klubit madrilen.

Në vlerësimin e specializuar të faqes, kontraktivimi i uruguajanit do të përbënte një “bum” të vërtetë marketingu për Realin.

Madrilenët gëzojnë aktualisht një status të privilegjuar në Amerikën e Jugut, ku konsiderohen si klubi me më shumë tifozë.

Kalimi i idhullit të shumë amerikano-latinëve në “Bernabeu”, do të rriste në mënyrë astronomike të ardhurat nga shitja e fanelave, nga miqësoret në turet verore, nga e drejta televizive në këto vende dhe spotet e ndryshme publicitare me kompani amerikanojugore, të ardhura këto të fundit që duhet të ndaheshin mes lojtarit dhe klubit.

Pa dyshim, shuma që Reali do të përfitonte do të varet edhe nga vetë aftësia e klubit për të shfrytëzuar si duhet këtë burim të ardhurash, por në çdo rast, blerja e Cavanit do të nxirrte qartë investimin prej 100 milionë eurosh për pesë vjet (blerja plus paga), duke krijuar përfitime neto midis 200-400 milionë eurove për Realin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA