Gjykatësi Milton Tingling vendosi se masa ishte “arbitrare dhe kapricoze”, pasi grupet industriale paditën qytetin e New York City-t. Ligji do të ndalojë mos-shitjen e pijeve më të mëdha se 473 ml, në institucionet e shërbimit ushqimor.
Kryebashkiaku Michael Bloomberg tha se gjykata ishte “tërësisht e gabuar” dhe është zotuar të apelojë kundër vendimit të së hënës. Ai kishte dalë në mbrojtje të këtij pezullimi, si një mënyrë për të reduktuar obezitetin. Kërkimet sugjerojnë se 58% e të rriturve në New York janë obezë dhe mbipeshë.
Në vendimin e tyre, gjykatësi Tingling shkroi se vakuumi në ligj “mposhti me efektivitet qëllimin e deklaruar”. Shoqata amerikane e Pijeve, që kryeson luftën kundër pezullimit të këtyre pijeve, mirëpriti vendimin.
“Vendimi i gjykatës na jep një lehtësim të gjithë njujorkezëve, si dhe mijëra bizneseve të vogla në New York City, të cilat mund të ishin goditur keqazi nga ky pezullim arbitrar dhe jo popullor”, deklaroi shoqata.
Ligji do të aplikohej në vendet që ofronin ushqime, duke nisur që nga piceritë e deri te stadiumet sportive dhe kinematë, por jo nëpër supermarkete dhe dyqane.
Kjo masë u aprovua në shtator nga Bordi i Shëndetit të qytetit, i cili do të hynte në fuqi më 12 mars, në bazë të të cilit do të aplikoheshin gjoba 200 dollarëshe, për ata që nuk do e zbatonin deri në qershor.
Gjykata vendosi se bordi i caktuar nga Bloomberg kishte hyrë në territorin e legjislativit, që i përket Këshillit të Qytetit.
Kryebashkiaku Bloomberg reagoi pas këtij vendimi nëpërmjet një konference për shtyp: “Mendojmë se gjykata është tërësisht e gabuar, në mënyrën se si e ka interpretuar ligjin dhe kemi besim se do ta fitojmë apelin. Një nga arsyet që do të përmendim, është se njerëzit po vdesin çdo ditë. Kjo nuk është një shaka. 5 mijë persona vdesin nga obeziteti në Amerikë, çdo ditë”, shtoi ai.
Top Channel