Interi mendon për dyshen Leonardo-Mazzari

12/03/2013 20:45

Dhjetë ndeshje për të mbajtur Interin. Ky është afati që presidenti Moratti duket se i ka dhënë drejtorit të tij sportiv, Branca dhe trajnerit Stamaccioni.

E thënë ndryshe, kjo dyshe ka kohë deri në fund të sezonit për të treguar se meriton ende besimin e zikaltërve dhe prova e vetme e mbetur është vendi i tretë në kampionat, për të siguruar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Nëse ky objektiv nuk do të realizohet, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka gati të përzgjedhurit, të cilëve do t’u besohet rikthimi i klubit në nivelet më të larta, dyshes Leonardo si drejtor sportiv dhe Mazzari si trajner.

Pas pesë ndeshjesh pa fitore, të cilat kanë nxjerrë Napolin nga lufta për titull, Mazzari ka humbur shumë pikë në përllogaritjet e napolitanëve për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht rritjes graduale të ekipit në vitet e fundit, tashmë duket se ekipi i drejtuar nga De Laurentis po bindet gjithmonë e më shumë për nevojën e një ndryshimi, në gjendje për të lejuar skuadrën që të hedhë hapin përfundimtar, drejt titujve.

Në këto kushte, punësimi i tij duket më lehtësisht i arritshëm se ai i Leonardos, nën kontratë me sheikun al-Thani, tek Paris SG.

Për rikthimin e Leonardos, Moratti është i gatshëm të ndërhyjë personalisht, duke shfrytëzuar raportin e ngushtë miqësor mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA