Spanjë, Real Madrid merr vendin e dytë

11/03/2013 00:00

Real Madrid ka marrë vendin e dytë në kampionatin spanjoll pasi të dielën fitoi në fushën e Celta Vigo me rezultatin 1-2, ndërsa Atletico Madrid humbi në shtëpi ndaj Real Sociedad me rezultatin e ngushtë 0-1.

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë tjetër formën e shkëlqyer që po kalon duke shënuar dy golat për skuadrën e Jose Mourinho. Goli për Celta u shënua nga Iago Aspas.

Ndërsa Atletico, për herë të parë gjatë këtij sezoni, humbi pikë në stadiumin Vicente Calderon. Pas 13 fitoresh radhazi, ekipi i drejtuar nga Diego Pablo Simeone u mund 1-0 nga Real Sociedad me një gol të Xabi Prieto në minutën e 53-të.

Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë të kampionatit spanjoll, Valencia u mund 1-0 nga Athletic Bilbao, ndërsa Levante dhe Getafe barazuan 0-0.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta