Dhjetra-mijëra persona kanë dalë në sheshet dhe rrugët e më shumë se 60 qyteteve në Spanjë për të denoncuar papunësinë gjithnjë e në rritje dhe paaftësinë e Europës për t’i bërë ballë krizës.
Sindikatat janë kundër politikave të papërshtatëshme, sic i quajnë ato, të aplikuara nga Bashkimi Europian. Ky i fundit ka vënë në zbatim politika shtrënguese ekonomike dhe financiare që sipas sindikatave spanjolle janë “një vetëvrasje që nuk tregojnë një mungesë të plotë efikasiteti”.
Manifestimi kryesor ishte ai i mbajtur në Madrid ku u kërkua fundi i masave shtrënguese të qeverisë, si dhe për të denoncuar skandalet e korrupsionit brenda partisë në pushtet. Numri i të papunëve në Spanjë ka prekur shifra rekord dhe shtresa më e goditur janë të rinjtë.
Protestuesit thanë se po minohet ekzistenca dhe e ardhmja e kësaj shtrese të shoqërisë.
Top Channel