Reali i Madridit ndodhet në poziocionin më të mirë, midis të interesuarve, për të përvetësuar shërbimet e mbrojtësit të shumëvlerësuar Gareth Bale.
Duke cituar burime të “brendshme të mirëinformuara”, e përditshmja britanike “Mirror” informoi të hënën se madrilenët janë të vendosur që të bëjnë gjithçka për të vendosur nën kontratë uellsianin dhe për të mundësuar transferimin nga Tottenham, po përgatisin një ofertë me vlerë prej 60-70 milionë eurosh.
Nëse do të konkretizohet, kjo do të jetë blerja më e shtrenjtë në histori e një mbrojtësi.
Në të shkuarën, trajneri Mourinho nuk e ka fshehur interesin e tij të fuqishëm për 23-vjeçarin, të cilës sipas këtij informacioni, do t’i ofrohet një superpagë prej 11,5 milionë eurosh në sezon, duke bërë që në pesë vjet, vlera e përgjithshme e operacionit të kapë vlerën 130 milionë euro.
Bajerni i Mynihut, Mançester Siti dhe Çelsi janë gjithashtu të interesuar për Bale, por vetë futbollisti duket se favorizon kalimin në “Santiago Bernabeu”.
Top Channel