
Në 50-vjetorin e lindjes Azem Hajdari është nderuar nga presidenti i
Republikës Bujar Nishani me titullin me te larte, ‘Urdhrin e Flamurit
Kombëtar’.
Numri nje i shtetit vleresoi Azem Hajdarin si njeriun e duhur, ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur.
“Azem Hajdari ishte njeriu i duhur, që erdhi në vendin e duhur, në kohën e duhur, me talentin, zotësitë, energjitë, përkushtimin e duhur, për të bërë punën e duhur me rendimentin dhe suksesin e duhur. Azem Hajdari ishte nga ata individë tepër të rrallë që historinë nuk e tregojnë, as nuk e shkruajnë, as nuk e ndryshojnë, por me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm, me sakrificat e tyre sublime, historinë e bëjnë. Azem Hajdari ishte shembulli i rrallë kur një individ i vetëm është në të njëjtën kohë, bartës, shprehës dhe ekzekutues i vullneteve të të gjithë të tjerëve. Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurisë së çuditshme, kur një njeri i vetëm ndihmon të gjithë të tjerët më tepër se të gjithë të tjerët një njeri të vetëm”, tha Nishani.
Titulli i eshte dorezuar Fatmira Hajdarit, bashkeshortes se Azemit, e cila perpara te pranishmeve teksa beri biografine e ish-bashkeshortit te saj, u ndal te vrasja e tij, qe sipas saj, ka per autor njerez me pushtet.
Urdhri i Flamurit qe presidenti Nishani i akordon heroit te demokracise Azem Hajdari me motivacionin per kontributin e jashtezakonshem dhe te pamohueshem ne levizjen e Dhjetorit, eshte titulli i trete qe ai merr nga kreret e shtetit. Ne 2002 ai u nderua nga presidenti Alfred Moisiu me titullin Nderi i Kombit dhe ne 2008 nga presidenti Topi me titullin ‘Gjergj Kastriot Skenderbeu’.
Berisha: U martirizua për lirinë dhe demokracinë
Me rastin e 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit, pasditen e së hënës në Qytetin Studenti, në Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në nder të tij.
I pranishëm në këtë eveniment, kryeministri Sali Berisha ka kujtuar figurën e Hajdarit, duke e vlerësuar atë si tribunin e lirisë dhe demokracisë shqiptare.
“Jemi sot këtu për të festuar 50-vjetorin e një prej figurave më të njohura. Emri i Azem Hajdarit sot është i shkruar me gërma të arta”, ka deklaruar Berisha, i cili ka kujtuar veprimtarinë e njeriut që dikur ishte nga njerëzit më të ngushtë të tij.
“Azem Hajdari me një grup të rinjsh nisën demonstratat për një Shqipëri të lirë. Lëvizja studentore ishte përballja më e egër që regjimi kishte njohur. Azem Hajdari drejtonte studentët si një tribun lirie”, ka thënë Berisha, duke shtuar se Hajdari ka dhënë kontribute të pamohueshme edhe për çështje të tjera.
“Azem Hajdari u martirizua në përpjekje që të mos eleminohej Partia Demokratike. Gjithashtu, Azem Hajdari bëri gjithçka për të mbështetur lëvizjen çlirimtare në Kosovë”, ka shtuar kryeministri.
Top Channel