Presidenti dhe pronari i shumicës së aksioneve të Interit, Massimo Moratti, konfirmoi trajnerin Stramaccioni, por kërkoi menjëherë rikthimin e rezultateve pozitive, në një deklaratë për shtypin italian.
“Me Bolonjën ndodhi një lloj kolapsi i përgjithshëm. Një zhgënjim i madh, por duhet të jemi të ftohtë në vlerësime. Megjithatë, një pjesë e dobët e përhershme në çdo ndeshje është një fakt me të vërtetë i rëndë”, Moratti.
“Branca (drejtori sportiv) tha se në sezonin e ardhshëm do të jetë ende një Inter me të dhe Stramaccionin. Megjithatë, ai shtoi se për këtë vendos unë. Për mua, janë të mirëpritur, por kryesorja është që të ndryshojnë rezultatet”.
Në fjalën e tij, Moratti kërkoi nga të tijët një kthesë të menjëhershme që në ndeshjen e ardhshme në fushën e Sampdorias, për t’u përgatitur me optimizëm për derbin e Italisë, atë me rivalët e Juventusit në “San Siro” (30 mars).
Top Channel